Nuk firmosën tenderin problematik të uniformave, SPAK merr në pyetje zyrtarët e MB

Mos i humb

Prokuroria e Posaçme është duke marr në pyetje Aurora Mullën, inxhiniere tekstile në Policinë e Shtetit dhe Ylber Pjetërnikajn, zyrtar në Ministrinë e Brendshme si persona nën hetim për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Pjetërnikaj ka rezultuar të ketë hequr firmën nga tenderi, teksa ka pretenduar se kishte refuzuar të firmoste për shkak të parregullsive që kishte konstatuar, e nga ana tjetër edhe zyrtarja e Policisë ka treguar se është tërhequr nga procedurat për shkak të këtyre parregullsive, megjithatë, në asnjë rast këta persona nuk kanë denoncuar këto parregullësi.

Dyshimet e SPAK për shkelje të këtyre personave janë ngritur më shumë edhe nga dëshmitë e marra nga personat e tjerë të paraburgosur për këtë çështje. Ende nuk ka detaje nëse janë ngritur akuza zyrtare, apo SPAK është ende në verifikim dhe vlerësim të rrethanave, megjithatë dy zyrtarët janë paraqitur me avokat përballë SPAK. /

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit