Nuk hapen xhamitë në Kosovë, Tërnava thotë se ende nuk janë krijuar kushtet

Mos i humb

Xhamitë tani për tani nuk do të hapen në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar në një konferencë për media, kreu i Bashkësisë Islame në Kosovë, Naim Tërnava, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se aktualisht nuk janë kushtet për t’u hapur xhamitë në vendin tonë.

“Nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë. Kështu janë mendimet e ekspertëve të kësaj fushe. Unë nuk e njoh këtë sëmundje, por këta kolegët këtu që kanë punuar natë e ditë për ne, do të japin mendimin e tyre për këtë. Ne do të shohim për mundesinë e parë për t’i hapur shtëpitë e Zotit”, ka thënë Tërnava.

Në konferencën për media ku u bë i ditur vendimi, i pranishëm ishte edhe drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, i cili u shpreh se mbyllja e xhamive në Kosovë, ka qenë sipas tij falënderimi më i madh që besimtarët mund t’ia kenë bërë profesionistëve shëndetësor.

Ai u shpreh optimist në përmirësimin e situatës epidemiologjike, nga ku më pas ai pret që të hapen edhe xhamitë. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit