“Nuk isha unë në timon”, gënjeu policinë 22 vjeçarja, pas aksidentit, ku humbi jetën shoqja

Mos i humb

Detaje të reja, nga hetimi lidhur me aksidentin e mbrëmjes së djeshme në aksin Vlorë-Fier ku humbi jetën 23 vjeçarja Anxhela Çapo. Policia njofton se nuk ka qenë ajo shofere.

Në njoftimin zyrtar, policia thotë se në timon ka qenë 22-vjeçarja Silvi Muha, e cila mbrëmjen e djeshme tha se ishte pasagjere.

Për pasojë policia e ka arrestuar për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin e vjetër Vlorë-Fier, në fshatin Cerkovinë, i cili ka shkaktuar vdekjen e një të reje, ndërsa një vajzë tjetër është në gjendje kritike për jetën.

Si pasojë e aksidentit, makina është përmbysur dhe trupi i viktimës është hedhur rreth 300 metra larg makinës dhe është dërrmuar.

Makina pas daljes nga rruga, prej shpejtësisë së lartë u përmbys ndërsa. trupi i së ndjerës doli jashtë mjetit.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe” – njofton policia. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit