Nuk kanë bërë asgjë, por kryeministri është i kënaqur me zv/ministrat

Mos i humb

 

Pavarësisht kritikave të shumta për raportet skandaloze të zëvendësministrave për “punët” që kanë kryer në 100 ditët e para, nuk do të ketë shkarkim të tyre.

Në Qeveri thonë se kryeministri ka vlerësuar punën e zëvendësministrave dhe ata kanë punë konkrete.

Rreth 80 zëvendësministrat në Qeverinë “Haradinaj” mund të ndihen rehat pasi kryeministri nuk e ka ndërmend t’i shkarkojë ata pavarësisht se deri më tani mund të mos kenë bërë asnjë punë konkrete. Në Qeveri thonë se kryeministri ka vlerësuar punën e zëvendësministrave dhe se ata kanë punë konkrete.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se raportet skandaloze të zëvendësministrave për punën e tyre janë një sinjal që kryeministri do të duhej ta marrë në konsideratë reduktimin e numrit të zëvendësministrave. Mirëpo, sipas tyre, Haradinaj ndonëse është kryeministër nuk e ka forcën ta bëjë një gjë të tillë nga “presioni” i partive në koalicionin qeverisës.

Qeveria e Kosovës pas pranimit të raporteve nga rreth 80 zëvendësministra është deklaruar se është ndarë e kënaqur me punën e tyre, duke e quajtur të suksesshëm angazhimin e tyre përgjatë 100 ditëve.

“Kryeministri dhe ne jemi deklaruar me dhjetëra herë për këtë çështje. Puna e tyre është vlerësuar nga kryeministri dhe ata kanë punë konkrete”, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit. /Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit