Gjatë muajve të kaluar ka pasur informacione se gjenerata e ardhshme e serisë Galaxy S do të shfaqen më herët se sa ishte e zakonshme viteve të kaluara.
Më herët ishte thënë se modelet e reja Galaxy S9 dhe S9+ mund t’i shohim në panairin Consumer Electronics Show (CES) që do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm.
Samsung tash ka sqaruar gjërat, duke thënë se një gjë e tillë megjithatë nuk do të ndodhë. /Kosova Post/