“Nuk vij te ju pa mbyllur grevën”, Rama i prerë me naftëtarët: Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ulet në një tryezë me naftëtarët, pa u mbyllur njëherë greva e urisë.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Rama tha se qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush.

MESAZHI I RAMËS
Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyll greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit