Nuk votohet propozimi i Vetëvendosjes, Aida Dërguti mbetet nënkryetare e Kuvendit

Mos i humb

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur sot seancën e radhës plenare.

Në rend dite të kësaj seance për votim u vendos propozimi i Vetëvendosjes për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit nga rradhët e PSD-së, Aida Dërgutit.

Me 17 vota vota pro, 26 kundër dhe 48 abstenime, nuk është miratuar ky propozim i Vetëvendosjes.

Propozimi në fjalë u hodh në votim dy herë, për shkak se edhe pse ishin mbi 90 deputetë në sallë,  vota ishin më pak se 80.

Aida Dërguti vazhdon të mbetet nënkryetare e Kuvendit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit