Qeverisja e Shpend Ahmetit e “dështuar”

Mos i humb

Ish-kandidati për Komunën e Prishtinës dhe aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Arban Abrashi ka adresuar një vargë kritikash për qeverisjen aktuale të kryeqytetit duke vënë në theks uljen e investimeve kapitale dhe mos realizimin e projekteve të planifikuar.

Sipas Abrashit pritshmëria nga kjo qeverisje nuk është aspak optimiste derisa kemi moszbatim të premtimeve të dhëna nga udhëheqësi i komunës Shpend Ahmeti.

Duke folur për qeverisjen e dobët të komunës,  Abrashi vuri në theks numrin e lartë të drejtorive sikur edhe mos realizimin e projekteve të premtuara dhe planifikuara me theks mos ndërtimin e shkollave.

“Nuk ka projekte të mira në komunen e Prishtinës, kemi pa një ulje të investimeve kapitale. Nga 107 projekte të parpara deri në Maj vetëm 66 projekte janë realizuar, pra  61% të tyre nga kontrata të parapara por që edhe këto rrezikojnë të dështojnë për shkakë të ankesave . Në javët e fundit kemi pa një rritje të administrates. Sot për sot komuna e Prishtinës ka më së shumti drejtori në komunën e Kosovës, që është edhe një buxhet shtes për vetë komunën. Mos te harrojm 5 shkollat , nuk ka arsnjë hap për këto projekte të mëdha, nuk janë nënshkru por edhe publikimi osht në mas të vogel. Përderisa projektet nuk po ecin përpara , janë vetëm projektet e caktuara bisnesore në interes te politikave”,  tha Abrashi.

Ndër të tjera ai kritikoi ashpër marrjen me qera të mbi 60 veturave duke theksuar se veturat paraprake ende do të kishin mundur t’i shfrytëzonin pa qenë e nevojshme të shpenzohet për vetura të reja pasi që kjo është në dëmë të komunës.

“Përderisa projektet nuk ecin para, diçka që është proklamuar, komuna e Prishtinës ka marr me qera mbi 60 vetura, edhe një vetur gjip që është e huazume për kryetarin e që paraqet një politikë. Ato vetura kanë mujt me u shfrytzu. Ndërsa rritja e shpenzimeve për dreka e darka janë dëshmi që qevrisja e komunës është degraduar në mas të madhe”,  u shpreh Abrashi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit