Numri global i vdekjeve nga COVID-19 tejkalon shifrën 80 mijë

Mos i humb

Sipas të dhënave të universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi i ri (COVID-19) në botë ka tejkaluar shifrën 80 mijë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, me mbi 1.4 milionë të infektuar.

Sipas të dhënave të përpiluara nga universiteti, numri i të shëruarve në botë ka tejkaluar shifrën 298 mijë.

Italia, Spanja, SHBA dhe Franca vazhdojnë të jenë vendet që përballen me numrin më të madh të vdekjeve, ndërsa SHBA ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara, me mbi 383 mijë.

Numri i vdekjeve në Itali është 17.127, në Spanjë 13.897, në SHBA 12.021 dhe në Francë 10.343.

Spanja, Italia dhe Franca pasojnë SHBA-në në numrin e rasteve, me mbi 140.000, 135.000 and 110.000 respektivisht.

Shumë vende kanë kufizuar udhëtimet nga zonat më të prekura dhe kanë vendosur bllokime, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi me epiqendër të re Evropën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit