SHBA në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.931 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 81.987.
SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë dhe aktualisht është epiqendra e kësaj pandemie, ndërkohë çdo ditë bilanci i vdekjeve dhe rasteve të zbuluara në vend është duke u përkeqësuar.
Sipas uebfaqes “Worldometer”, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18.342 raste COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.387.499.
Numri i personave të shëruar është rritur në 262.225.
New York është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me 347.151 raste të konfirmuara dhe mbi 27 mijë vdekje, i ndjekur nga New Jersey dhe Massachusetts.


