Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Britani rritet.

Mos i humb

Mbretëria e Bashkuar sot konfirmoi 861 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave shkon në 13.729.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve me COVID-19 në Britani ka shkuar 103.093, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.618 raste.

Ndërkaq, vendi ka kryer 13.839 teste në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të testuar në 327.608, ndërsa së bashku me testet e përsëritura, shifra e plotë arrin në 417.649.

Ndërkohë, qeveria britanike pritet të marrë vendim të ri për masat e karantinës së pjesshme, afati i së cilës përfundon sot. Mediumet britanike raportuan se masat do të zgjaten tutje.

Nga ana tjetër, sot u hap spitali fushor i ngritur në qytetin e Birminghamit, në një hapësirë të përdorur për panaire.

Inaugurimin e spitalit, i cili do të ketë kapacitet prej 1.500 shtretërish, e bëri princi William përmes një video-lidhjeje.

Qeveria britanike në etapën e parë kishte paraparë përhapje të kontrolluar të virusit për “fitimin e imunitetit kolektiv”. Ajo u tërhoq nga ky plan pas raportimeve dhe shqetësimeve se numri i të vdekurve mund të shkojë në mbi 300 mijë.

Vendi më 23 mars kufizoi daljen e qytetarëve në rrugë dhe mbylli bizneset, me përjashtim të marketeve dhe farmacive.

Në Britani nga koronavirusi janë prekur edhe princi Charles më 25 mars, si dhe kryeministri Boris Johnson dhe ministri i Shëndetësisë Matt Hancock më 27 mars.

Boris Johnson u vendos në kujdes intensiv pas vazhdimit të simptomave, dhjetë ditë pas diagnostikimit me koronavirusin, ndërsa u lirua pas tri ditësh.

Ndërkaq, princi Charles dhe ministri Hancock u shëruan pa pasur nevojë për trajtim në spital.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit