Të dy të dhënat janë ndjeshëm më të ulëta nga dita e djeshme dhe shumë më të ulëta se kulmi i arritur në fillim të muajit prilli me 950 vdekje në ditë dhe afro 10 mijë raste të reja të identifikuara në 25 Mars.
Gjithsej në Spanjë janë konfirmuar 213.435 raste të koronavirusit, ndërsa kanë humbur jetën 24.543 persona.
Që nga fillimi i krizës, më shumë se 116.600 njerëz janë shtruar në spital për COVID-19, 816 prej të cilëve janë hospitalizuar në 24 orët e fundit.
Në Spanjë gjithsej 112.050 persona janë shëruar, 3.103 prej të cilëve në 24 orët e fundit.
Qeveria Spanjolle po planifikon të lehtësojë masat e rrepta të bllokimit që janë vendosur nga 14 marsi. Sipas planit qeveritar të publikuar këtë javë, pjesë të vendit mund të hynin në një “normalitet të ri” deri në fund të qershorit.
Instituti Kombëtar i Statistikave në Spanjë (INE) publikoi të dhëna paraprake që tregojnë se prodhimi i brendshëm bruto (PBB) është zvogëluar për 5,2 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020.
Kjo paraqet tkurrjen më të madhe ekonomike që kur filloi përllogaritja e tremujoreve në vitin 1970. Deri më tani, rënia më e madhe ishte 2,6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2009.


