“O plehrë, ti do varur me kokë poshtë”, komentuesit shpërthejnë kundër vrasësit në Bathore

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Bathore, ku shtetasi Agron Tanushi vrau ish-kunatën Jetmira Hasani.

Tanushi ka ekzekutuar me armë zjarri Jetmira Hasanin, brenda në banesë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, ndërsa bëhet me dije se ish kunata po bënte gati plaçkat që të ikë nga banesa.

Autori Agron Tanushi ka ikur menjëherë pas ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur opinionin publik,  kanë reaguar qytetarë të ndryshëm.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Në rrjetin social “Facebook”, në adresën e vrasësit, kanë komentuar shumë persona, që shprehen se ngjarja ishte makabre.

“O plehrë, ti do varur me kokë përpjetë. Ishalla vdes në burg o kafshë, o copë m…Të uroj me gjithë shpirt vdekje të dhimbshme”, shkruan një komentuese.

“O qen bir qeni ti duhesh rrjepur i gjallë!! Mos gëzofsh asgjë në këtë jetë e as në tjetrën!! I lënc shkretë gruan dhe fëmijët sic i le!!! Kriminel i pështirë!!!”, komenton një tjetër grua.

“Racë kriminelësh!! Kriminelë që vrisni femrat e familjes!! Pthu!!!”, thuhet në tjetër koment.

“E frikshme si justifikoni vrasjen me shprehjen s’dini asgjë! Përzëre nga shtëpia, ndaje nga vëllai, bëj çfarë të duash, po pse e vret? Ça fitove tani? Le një fëmijë të vogël rrugëve që ai të rritet vetëm se babai i tij vrau kunatën, në vend se ta përzinte nga shtëpia”, shton komentuesi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit