Dy kandidatët e Listës për deputet nga Lëvizja vetvendosje z.Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli kanë marrë mbështetje masive në Komunën e Obiliqit. Të pranishëm në një takim me qytetarë ata kërkuan mbështetjen e tyre për ti përfaqësuar denjësisht në parlamentin e Kosovës, me Albin KurtinKryeministër.

Në fjalën e tij përshëndetëse përpara të pranishmëve Çerkezi u shpreh se tani është koha që të bashkohemi në një qëllim të vetëm, fitoren më 6 tetor pasi #erdhidita e ndryshimit.
Gjatë prezenatimit të objektivave në këto zgjedhje ai përmendi edhe një ajet Kur’anor “Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, kur ai nuk dëshironqë ta ndryshojë vetë atë. “Ju e dini edhe ajetin Kur’anor që thotë “Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, kur ai nuk dëshiron që ta ndryshojë vetë atë”.“Sot jemi bashkë në këtë rrugë për të kthyer shpresën. Ajo çfarë në kosova ka humbur është shpresa. Kjo është gjëja më e dhimbëshme në një shoqëri, në një popull.

Për këtë arsye ne duhet ta ndryshojmë gjendjen tone sepse kjo është edhe detyra jonë, pasi detyrën tonë, nuk mund ta bëjë kush tjetër përpos nesh”, thaÇerkezi. “Ne derimë sot kemi qenë të pushtuar në të gjitha aspektet, por në 6 tetor këtij pushtimi do ti vijë fundi”, u shpreh kandidati Çerkezi.

Në takimin me elektoratin në Obiliq ishte I pranishëm edhe Beni Kizolli, kandidati me nr 32 në listën e Vetvendosjes. “Ne jemi e ardhmja e rinisë, e ardhmja e Kosovës. Mjaft më me pushtet nepotik dhe të korruptuar, erdhi dita që qeveria ti shërbejë popullit dhe jo populli qeverisë”, tha z.Kizolli.
Nën sloganin #erdhiDita në zgjedhjet e 6 tetoritLëvizja vetvendosje paraqitet me numrin 126, Sylejman Çerkezi me nr 31 dhe Beni Kizolli me numrin 32. Drita Tv


