OBSH: Covid-19 do të jetë kërcënim i vazhdueshëm, në botë ka edhe viruse të tjera

Mos i humb

Në një postim nga llogaria në Twitter, Khamenei kritikoi vendet arabe dhe Arabinë Saudite se në vitet e fundit kanë hyrë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.

“Sot disa shtete të Gjirit Persik kanë kryer tradhëtinë më të madhe ndaj historisë së tyre dhe botës arabe. Tradhëtuan Palestinën duke mbështetur Izraelin. A do të lejojnë popujt e këtyre kombeve këtë tradhëti të liderëve të tyre?”, tha Khamenei i cili marrëdhëniet e vendeve arabe me Tel Avivin i ka cilësuar si “tradhëti”.

Ndërsa në një mesazh tjetër duke vendosur drejtpërdrejt në objektiv Arabinë Saudite, Khamenei ka theksuar:

“Marrëdhëniet e dukshme të sauditëve me regjimin cionist (Izraelin) janë në kuptimin e plotë një thikë që godet pas shpine Palestinën dhe vendet islame. Sauditët kanë bërë një veprim të madh tradhëtie. Ata janë fajtorë, por brenda kësaj janë madje edhe SHBA-të”.

Duke u bërë thirrje vendeve arabe që të kuptojnë se “SHBA-ja nuk është e besueshme”, Khamenei tha se “SHBA ata i sheh si një mjet për të mbrojtur interesat e regjimit cionist dhe interesat e saj imperialiste në rajon”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit