![]()
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se mbi 7 milionë raste të malaries janë raportuar në Burundi këtë vit.
Zyrtarët konsiderojnë se për shpërthimin e epidemisë fajtorë janë më shumë faktorë, përfshirë mungesën e rrjetave mbrojtëse të shtratit, problemet me ilaçet dhe ndryshimi i klimës.
Nga OBSH theksojnë se këtë vit në Afrikën lindore kanë vdekur 2.700 persona dhe janë regjistruar 64 për qind më shumë raste të malaries se në vitin 2018.
OBSH thekson se “me siguri ekziston ulje e efikasitetit të kurimit, që ende është nën hetim”.
Po ashtu thuhet se Burundi ka porositur ilaçe të reja dhe planifikon të bëjë fushatë të spërkatjes së shtëpive me insecticide dhe distribuim të rrjetave mbrojtëse për shtrat.
Shkencëtarët druajnë se temperaturat e larta mund të rezultojnë në rritjen e mushkonjave, që përhapin malarien dhe sëmundjet tjera.
Në nivel global, nga malaria sëmuren rreth 219 milionë njerëz çdo vit.


