
“Kemi raportime shqetësuese lidhur me procesin e pozitave të larta në shërbimin civil, kohëve të fundit kemi parë falsifikim te dokumenteve, anim në favor të kandidatit i paracaktuar që ta fitoj pozitën e një pune. Një gjë dua ta them, se suksesi i këtij projekti është sukses i Kosovës, si dhe dështimi i këtij projekti është dështim i Kosovës. As ne si ambasadë nuk marrim vendime, vendimet merren nga zyrtarët e institucioneve të Kosovës”, tha Ruari O’Connell, në konferencë e Ambasadës Britanike në Kosovë për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura.
Poashtu, ambasadori O’Connell ka thënë se në Kosovë ka raportime shqetësues me procesin e pozitave në institucionet publike.
Sipas tij, nëse institucionet e Kosovës dështojnë në suksesin e këtij projekti te ambasadës, kështu do të dështojë edhe vet Kosova.
Me tej, O’Conell tha se pavarësisht ngjarjeve të fundit, Britania nuk ka hequr dorë nga Kosova, ku beson se me profesionalizëm do të mund të arrihet një koonsolidim i mirë i vendit.
“Emërimi i drejtorit të Agjencia Kosovare është rasti konkret i cili është bërë nga deputetet e Kuvendit të Kosovës. Ky rast është u pakulaifikuar. Ka edhe raste të tjera ku persona të kualifikuar mirë dhe të vlerësuar nuk janë pranuar disa herë. Cila është arsyeja që ambasada shpenzon para për një ndërmarrje publike, përgjigjja është kjo sepse ne nuk kemi hequr dore nga Kosova, besojmë se vetëm me profesionalizëm donë të mund të arrihet një udhëheqje e mirë”, ka thënë ai duke ritheksuar se konosolidimi i shtetit varet nga ky projekt.
“Pajtohem me kryeministrin i cili ka thënë se konsolidimi i shtetit varet nga dhe ky projekt varet nga Kosova. Ne jemi të gatshëm të ndihmojnë edhe me tutje shtetin e Kosovës, shpresoj që të kemi sukses në të ardhmen”, ka thënë O’Conell.


