OFL i bëri kërkesë për të deklaruar pasurinë, 53-vjeçari: Jetoj në kushte të vështira, me kempin 190 mijë lekë

Mos i humb

Ky është Ali Kopliku, një 53-vjeçar nga Shkodra i cili jeton në kushte të vështira ekonomike, por 5 dite me pare Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin e pasurisë.

22 vite më parë Ali Kopliku ka kryer një vrasje në Greqi në kushtet e tronditjes psiqike pasi ish shoku i ngushtë kreu marrëdhënie intime me të dashurën e 53-vjeçarit.

Ali Kopliku ka bërë 14 vite burg dhe më pas është liruar.

Tashmë prej vitesh jeton në një shtëpi në malin e Taraboshit.

53-vjeçari thotë se jeton në kushte të vështira ekonomike, dhe nuk ka asnjë pasuri të jashtëligjshme.

Përmes një avokati, Ali Kopliku e ka bërë vetëdeklarimin duke ia dërguar OFL-së duke qenë se është i detyruar të përgjigjet brenda afatit prej 48 orësh edhe pse ia pretendon se kërkesa e OFL ështe e jashtëligjshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit