Ohër, takim trilateral i ministrave të Diasporës, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë

Mos i humb

Ministrat e Diasporës të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Edmond Ademi, Pandeli Majko dhe Dardan Gashi, kanë zhvilluar një takim të përbashkët trepalësh në Ohër.

Tre ministrat së bashku kanë vlerësuar se bashkëpunimi në fushën e diasporës është tejet i dobishëm dhe se si i tillë paraqet një fushë tjetër të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tre shteteve në rajon.

Siç njoftojnë nga kabineti i Ademit, takimi i Ohrit u konsiderua si një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik. Ministrat, thuhet më tej, përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e Ligjit për gjuhët si një akt që kontribuon për bashkëpunim të ngushtë rajonal.

Ministrat u dakorduan të kryejnë vizita të përbashkëta në SHBA, Gjermani dhe vende të tjera për të takuar komunitetet e diasporës me preardhje nga tre shtetet respektive.

Siç qëndron në njoftim, ministrat u dakorduan që veprimi i tyre i përbashkët të vazhdojë, përfshirë edhe palë tjera të interesuara nga shtetet tjera të rajonit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit