OKB: 23 objekte shëndetësore të bombarduara në Libi gjatë një viti

Mos i humb

Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Libi raportoi se që nga prilli i vitit të kaluar, në vend janë kryer 23 sulme ndaj objekteve shëndetësore, përfshirë nëntë gjatë katër muajve të fundit.

“23 objekte shëndetësore janë bombarduar në Libi që nga prilli i vitit 2019, duke vrarë 80 njerëz dhe duke plagosur 61 të tjerë”, tha misioni i OKB-së në një postim në Twitter.

“63 incidente konfliktuale ndaj spitaleve në terren, punonjësve të kujdesit shëndetësor, ambulancave dhe furnizimeve mjekësore, që nga prilli i vitit 2019, duke vrarë 80 persona, duke plagosur 61 dhe duke dëmtuar 23 objekte shëndetësore. Nëntë prej tyre ndodhën në vitin 2020, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 12 të tjerë”, thuhet më tej.

Një “armëpushim humanitar” duke filluar nga 22 marsi për të ndalur përleshjet midis palëve në Libi ishte propozuar nga OKB për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur nga OKB kishte njoftuar se e pranonte propozimin. Megjithatë, përkundër njoftimit të gjeneralit renegat Khalifa Haftar se edhe ai gjithashtu e pranonte armëpushimin, forcat besnike të tij filluan sulmet ajrore në Tripoli vetëm disa minuta më vonë.

Një ditë pasi rasti i parë me COVID-19 u konfirmua në Libi në 23 mars, milicitë pro-Haftarit kryen një nga sulmet më të ashpra mbi kryeqytetin Tripoli.

Që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitit 2011, në Libi u shfaqën dy qendra pushteti: një e gjeneralit rebel Khalifa Haftar në lindje të Libisë, e mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së.

GNA është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, ndërsa dhuna ka vrarë më shumë se 1.000 njerëz.

Përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një armëpushim janë penguar nga pala e Haftarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit