OKB dërgon 12 maunë me ndihma në Idlib

Mos i humb

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë dërguar 12 maunë me ndihma humanitare në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, ku miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë për shkak të konfliktit të brendshëm.

Maunët që transportonin produkte ushqimore kaluan në provincën Idlib përmes portës kufitare Cilvegozu në jug të Turqisë.

Ndihma do të shpërndahet midis banorëve të Idlibit dhe zonave të afërta rurale.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi sirian i Bashar al-Assadit u përplas me protestat pro-demokratike.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milion të zhvendosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit