OKB dërgon ndihma humanitare në Siri

Mos i humb

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) sot ka dërguar 21 maune me ndihma humanitare në Idlib, provincë veriperëndimore në Sirinë e shkatërruar nga lufta civile disavjeçare (AA).

Maunet, me furnizime për t’u shpërndarë midis banorëve në zonat urbane të Idlibit si dhe fshatrat përreth, kaluan nëpër pikën kufitare Cilvegozu në provincën jugore Hatay të Turqisë.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Bashar al-Asadit shtypi protestat pro-demokracisë.

Sipas shifrave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur.

Idlibi bën pjesë në zonën e deeskalimit të përcaktuar në marrëveshjen mes Turqisë dhe Rusisë në shtator të vitit 2018. Megjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij vazhdimisht kanë shkelur kushtet e armëpushimit duke kryer sulme të shpeshta brenda zonës.

Zona e deeskalimit aktualisht është e banuar nga 4 milionë civilë, përfshirë edhe qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga forcat e regjimit nga qytetet e tyre nëpër vite në shtetin e shkatërruar nga lufta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit