OKB kërkon 89 milionë dollarë për të zhvendosurit dhe refugjatët jemenas

Mos i humb

Të zhvendosurit përballen me kërcënim të dyfishtë, koronavirusi i ri (COVID-19) dhe shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet.

Zëdhënësja e UNHCR-së, Shabia Mantoo, u tha gazetarëve në një video-brifing të OKB-së se personat e zhvendosur dhe refugjatët në Jemen rrezikojnë të mbeten pa strehim dhe se është e nevojshmë sasi jetike e parave për furnizime themelore si ushqimi dhe ilaçet.

“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar thellësisht se komunitetet e zhvendosura dhe mikpritësit e tyre tani janë në një rrezik të shtuar, duke pasur parasysh kushtet e tyre të rënda të jetesës dhe ato sanitare, dhe rënien e përgjithshme të objekteve lokale të shëndetit”, tha Mantoo.

“Rasti i parë i konfirmuar me COVID-19 u identifikua në provincën jugore Hadramaut më 10 Prill”, shtoi ajo.

Ajo vuri në dukje se Jemeni tashmë konsiderohet të jetë “kriza më e madhe humanitare në botë”.

Mantoo tha se UNHCR kërkon urgjentisht 89,4 milionë dollarë për të siguruar mbrojtje dhe ndihmë jetëshpëtuese për familjet e zhvendosura brenda vendit, refugjatët, azilkërkuesit dhe komunitetet pritëse.

“Kjo ndihmë është urgjente, pasi këto grupe janë më të rrezikuarit nga kërcënimi i COVID-19, i cili mund të ketë pasoja të rënda nëse agjencitë e ndihmës nuk japin mbështetjen e duhur”, tha ajo.

Ndërkohë, përmbytjet kërcënojnë vendet si Aden, Abyan, Lahj, Marib, Sana dhe Amanat Al Asemah.

UNHCR vlerësoi se më shumë se 3,6 milionë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Jemen që nga fillimi i konfliktit në vitin 2015.

Agjencia tha se vetëm Siria, Kolumbia dhe Republika Demokratike e Kongos kanë zhvendosje më të madhe të brendshme të shkaktuar nga konflikti.

Raporti vjetor për zhvendosjet e brendshme globale i publikuar sot nga Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme (IDMC) tregoi se konflikti dhe dhuna kanë shpërngulur gati 400.000 njerëz vetëm në vitin 2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit