OKB mirëpret vendimin e Tobrukut për marrëveshjen në Libi

Mos i humb

Misioni i Kombeve të Bashkuara për Përkrahje të Libisë (UNSMIL) ka mirëpritur të mërkurën vendimin e Parlamentit libian me seli në Tobruk, që të pranojë amandamentet e propozuara lidhur më marrëveshjen politike të nënshkruar në vitin 2015.Të martën, Parlamenti në Tobruk votoi riformulimin e marrëveshjes politike “Skhirat”, të cilën e propozoi i dërguari i OKB-së për Libinë, Ghassan Salame.

E nënshkruar dy vite më parë në qytetin maroken Skhirat, marrëveshja i dha autorizime më të mëdha qeverisë së Unitetit me seli në Tripoli, që gëzon mbështetjen e OKB-së.

Më vonë, rreth një vit pas nënshkrimit, qeveria lindore e Libisë, me seli në Al-Bayda, 265 kilometra nga Tobruku, u distancua nga marrëveshja duke kërkuar riformulimin e saj, pas çka në shtator të këtij viti, në Tunizi nisën bisedimet për riformulim të marrëveshjes. 

Plani i propozuar në shtator nga i dërguari i OKB-së për Libinë, Ghassan Salame, bën thirrje për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare brenda një viti dhe formimin e një qeverie të unifikuar siç është paraparë me marrëveshjen e riformuluar./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit