OKB: Në përleshjet në Libi këtë vit janë vrarë mbi 130 civilë

Mos i humb

Në përleshjet të cilat këtë vit kanë shpërthyer në Libi, jetën e kanë humbur të paktën 130 civilë, flasin të dhënat e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Koordinatorja e OKB-së për çështje humanitare në Libi, Maria Ribeiro, me rastin e ditës botërore të ndihmës humanitare ka lëshuar një kumtesë në të cilën rikujtoi vuajtjet e civilëve të cilat shkaktohet nga konfliktet anembanë botës.

Me këtë rast, ajo vuri theksin edhe tek kushtet e vështira me të cilat përballen civilët në Libi.

“Në përleshjet të cilat kanë shpërthyer në Libi gjatë këtij viti, jetën e kanë humbur të paktën 130 civilë, në mesin e të cilëve ka fëmijë”, thekson Ribeiro.

Ajo nënvizoi situatën e vështirë në të cilën ndodhen gratë dhe vajzat, që po përballen me një numër rreziqesh, përfshirë abuzimin seksual.

Sipas saj, punonjësit mjekësorë vazhdojnë të trajtojnë të plagosurit dhe të sëmurët duke u përballur me shumë rreziqe dhe kërcënime.

Koordinatorja e OKB-së për çështje humanitare në Libi, Maria Ribeiro apeloi tek partitë politike të mbrojnë civilët./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit