OKB: Në provincën Hudaydah të Jemenit në nëntor janë zhvendosur mbi 25 mijë njerëz

Mos i humb

Mbi 25 mijë persona janë zhvendosur në nëntor për shkak të luftës civile në provincën Hudayda të Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra Koordinuese e OKB-së për Çështjet Humanitare ka publikuar një raport për konfliktin në Jemen.

Sipas raportit, vetëm në nëntor të këtij viti 25.410 persona u detyruan të largohen nga vendlindja e tyre dhe të migronin në rajone të tjera brenda kufijve provincialë për shkak të përleshjeve në Hudaydah.

Gjithashtu thuhet se edhe konfliktet në Marib shkaktuan migrime masive dhe kufizuan qasjen për njerëzit në nevojë.

Më tej theksohet se sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), midis janarit 2021 dhe nëntorit 2021 në Marib u zhvendosën më shumë se 64.450 persona për shkak të konflikteve.

Sipas OKB-së, në Jemen ku përjetohet një nga krizat më të rënda humanitare në botë, 80 për qind e popullsisë ka nevojë për ndihmë dhe mbrojtje humanitare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit