OKB: Në Siri ndodhen rreth 29 mijë fëmijë luftëtarë të huaj

Mos i humb

Komisarja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me sulmin e regjimit sirian dhe aleatëve të tij në ndërtesat publike në Idlib, duke paralajmëruar se 200 mijë njerëz janë zhvendosur nga qyteti për shkak të konfliktit.

“Përshkallëzimi i konfliktit në Siri, në Idlib dhe në qytetin perëndimor Halep është jashtëzakonisht shqetësuese. Zyra e UNHCR-së ka marrë raporte të qindra viktimave civile dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile, përfshirë spitalet dhe shkollat”, tha Bachelet në një fjalim në hapjen e seancës të 41-të të Komesaritatit të Lartë të UNHCR-së për refugjatët në Gjenevë.

Ajo gjithashtu preku edhe disa çështje të tjera globale, duke shprehur keqardhje që Arabia Saudite hodhi poshtë raportin e fundit të Agnes Callamard, raportueses speciale të OKB-së për ekzekutime jashtëgjyqësore, rreth vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Bachelet vuri në dukje se Këshilli Kalimtar Ushtarak në Sudan (TMC) nuk i është përgjigjur kërkesës së OKB-së për qasje për të hetuar akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut.

“Kryengritja frymëzuese dhe paqësore e popullit në Sudan, me thirrje për qeverisje demokratike dhe drejtësi, këtë muaj është penguar brutalisht nga forcat e sigurisë”, tha Bachelet.

Ajo gjithashtu komentoi edhe ngjarjet në Mianmar, duke theksuar se dëshmitë tregojnë qartë vazhdimin e persekutimit të njerëzve të mbetur nga komuniteti Rohingya në shtetin verior Rakhine, me përpjekje të vogla ose aspak përpjekje të autoriteteteve zyrtare për të siguruar kushte për kthimin vullnetar, të sigurt dhe të qëndrueshëm të refugjatëve.

Bachelet foli edhe për çështjen e terroristëve të huaj të DEASH-it dhe familjeve të tyre të ngujuar në Siri dhe Irak, duke vënë në dukje se të gjitha vendet duhet të marrin përgjegjësinë për qytetarët e tyre që janë në luftë.

Më tej theksoi se pas rënies së DEASH-it, më shumë se 55 mijë terroristë të dyshuar dhe familjet e tyre nga gati 50 vende mbetën të ngujuar në Siri dhe Irak.

“UNICEF-i vlerëson se në Siri ka rreth 29 mijë fëmijë luftëtarë të huaj, 20 mijë në Irak ku shumica e tyre më të rinj se 12 vjeç”, tha ajo.

Në fund, ajo përmendi rastin e muslimanëve ujgurë në provincën Xinjiang në Kinë, duke shtuar se kërkon nga autoritetet kineze që të lejojnë zyrën e saj të ketë qasje të papenguar në këtë provincë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit