OKB: Regjimi i Asadit dhe përkrahësit e tij për një javë kanë vrarë 230 civilë

Mos i humb

Nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke njoftuar se në një javë të fundit në Siri, për shkak të sulmeve ajrore të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij, përjetohet një ndër periudhat më të përgjakshme të cilat përfshijnë edhe krimet e luftës, theksohet se “Mes datave 4-9 shkurt në Gutën Lindore dhe Idlib kanë humbur jetën 277 civilë në mesin e të cilëve 230 nga sulmet ajrore të regjimit të Asadit dhe përkrahësve të tij”.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Raad al-Hussein, në një deklaratë me shkrim njoftoi se, mes datave 4-9 shkurt në Gutën Lindore dhe Idlib kanë humbur jetën 277 civilë në mesin e të cilëve 230 nga sulmet ajrore të regjimit të Asadit dhe përkrahësve të tij.

Ai duke theksuar se në sulmet ajrore ndaj Gutës Lindore ku gjenden 350 mijë civilë nën rrethim gjatë kësaj periudhe, janë vrarë të paktën 210 civilë në mesin e të cilëve më shumë se 50 fëmijë dhe 42 gra, tha se:

“Mos lejimi i evakuimit mjekësor të atyre që gjenden në Gutën Lindore, shënjestrimi i objekteve që janë nën mbrojtje dhe bombardimi i civilëve në Gutën Lindore, Idlib dhe Damask, mund të definohet si krim lufte. Zyra e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, pranoi raport ku ka edhe pamje të cilat përmbajnë se mund të jetë përdorur gaz helmues gjatë sulmit ajror në qarkun Serakin të Idlibit më 4 shkurt. Java e fundit ishte një ndër periudhat më të përgjakshme të vendit, për shkak të sulmeve ajrore ndaj Gutës Lindore dhe Idlibit”.

Hussein theksoi se të paktën 9 qendra shëndetësore ishin cak i sulmeve ajrore prej të cilëve 6 në Idlib dhe 3 në Gutën Lindore.

Komisioni Ndërkombëtar i Pavarur i Hetimeve të OKB-së për Sirinë, javën e kaluar kishte njoftuar se ka filluar të studiojë pretendimet në lidhje me përdorimin e gazit klorin në Idlib dhe Gutën Lindore./Rtv islame/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit