OKB thirrje për hetim të pavarur në Gaza

Mos i humb

 

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) masakrën e forcave të sigurisë së Izraelit ndaj civilëve të pambrojtur palestinezë e cilësoi si “përdorim të tepruar të forcës” dhe bëri thirrje për hetim të pavarur.

Njëri prej zëdhënësve të Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Rupert Colville, në një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se dje protestuesit palestinezë në Gaza janë masakruar nga Izraeli, pa shikuar nëse shkaktojnë kërcënim apo jo.

Zëdhënësi Colville vuri në dukje se në “Marshimin e Kthimit të Madh”, i cili po vazhdon që nga 30 marsi e deri më tani në kufirin e Gazës, të paktën 112 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe se në mesin e të vdekurve ndodhen edhe 14 fëmijë.

Duke u shprehur se ndjen një shqetësim të madh për protestat që do të realizohen në kufirin e Gazës sot pasdite, Colville tha se parashikohet që në protestat e djeshme kanë marrë pjesë 40 mijë palestinezë.

“Forca vdekjeprurëse përdoret vetëm si mjet i fundit, e jo si metodë e parë”, thotë Colville, duke dënuar “dhunën e tmerrshme vdekjeprurëse” në Gaza. Ndërkaq ajo tërhoqi vëmendjen ishte që zëdhënësi nuk e dënoi Izraelin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Colville pas një pyetjeje që iu drejtua, masakrën e Izraelit ndaj palestinezëve e cilësoi si “përdorim i tepërt i fuqisë”.

Duke bërë thirrje për hetime të pavarura në Gaza, ai pretendoi se para përfundimit të hetimeve, masakrimin e civilëve të paarmatosur dhe të pambrojtur palestinezë nga Izraeli nuk mund të vlerësojnë si “gjenocid” apo “në kuadër të veprave penale të kryera ndaj njerëzimit”.

Forcat e Sigurisë së Izraelit në protestat e djeshme të realizuara në kufirin e Gazës kanë martirizuar 60 palestinezë dhe kanë plagosur më shumë se 2 mijë e 770 të tjerë, qindra prej tyre nga plumbat e vërtetë. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit