“Ushtarët izraelitë nuk kanë të drejtë të hapin zjarr ndaj demonstruesve”

Mos i humb

 

Gazetari dhe shkrimtari izraelit, Gideon Levy, tha se protestat e ogranizuara nga palestinezët të cilët jetojnë në Rripin e Gazës së rrethuar janë “e drejtë e tyre legjitime” dhe se ushtarët izraelitë nuk kanë të drejtë të hapin zjarr ndaj demonstruesve.

Levy, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se martirizimi i 60 palestinezëve nga ana e ushtarëve izraelitë gjatë protestave të djeshme në kufirin e Gazës, me kuptimin e plotë është një masakër.

Ai thotë se Izraeli me mbështetjen e SHBA-ve, është shndërruar në një gjendje në të cilën mendon se mund të bëjë çfarë të dëshirojë. Sipas tij, intervenimi i sotëm i ushtarëve izraelitë mund të jetë më i ashpër se ai dje.

Opinionet në publikun izraelit janë “të pabesueshme”

Gazetari izraelit gjithashtu ka reaguar edhe ndaj pandjeshmërisë së popullit izraelit rreth incidenteve në Gaza. “Është një gjë e pabesueshme”, ka thënë ai në lidhje me opinionet në publik.

Ai më tutje tha se është tronditur nga mos-reagimi i izraelitëve ndaj asaj që ka ndodhur dje në Gaza.

Levy ka komentuar rreth deklaratës së kryeministrit izraelit në lidhje me ngjarjet në Gaza se Izraeli është duke bërë “mbrojtje legjitime”. Ai tha se Izraeli ka të drejtë t’i ndalë ata që dëshirojnë të kalojnë kufirin por kjo nuk nënkupton se duhet të përdoren plumba të vërtetë.

“Ushtarët izraelitë nuk kanë të drejtë të hapin zjarr ndaj demonstruesve”, tha Levy duke potencuar se mund të merreshin masa të ndryshme ndaj atyre që dëshironin të shkelin kufirin, në vend të plumbave të vërtetë.

“Jemi përballë njerëzve që jetojnë në një kafaz dhe dëshirojnë të dalin nga ky kafaz”

Levy tha se shkaku i demonstratave është rrethimi i jashtëligjshëm i Izraelit të cilin e zbaton ndaj Gazës që nga viti 2006 dhe se kjo çështje duhet të hetohet.

“Jemi përballë njerëzve që jetojnë në një kafaz. Çfarë mund të jetë më legjitime se ajo që këta njerëz të dëshirojnë të dalin nga ky kafaz në të cilin ndodhen?”, u shpreh gazetari izraelit, Levy.

– “Pa ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare pushtimi nuk përfundon”

Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen në atë se pushtimi mbi tokat palestineze nuk do të përfundojë për shkakun se Izraeli është shumë i fuqishëm dhe Palestina është e dobët. Levy thekson se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë në këtë çështje.

“Pa ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare pushtimi nuk përfundon”, tha Levy.

Fjalimi i djeshëm i Trump-it është një “shaka”

Shkrimtari dhe gazetari izraelit, video mesazhin e presidentit amerikan Donald Trump të publikuar gjatë ceremonisë së zhvendosjes së ambasadës në Kuds, ku tha se “janë për një paqe të përhershme mes Palestinës dhe Izraelit”, e vlerësoi si një “shaka”. Levy tha se askush nuk e ka marrë me seriozitet këtë deklaratë.

“SHBA-të tashmë zyrtarisht kanë bërë me dije se nuk janë ndërmjetës mes Palestinës dhe Izraelit pas mbështetjes së dhënë symbyllur ndaj Izraelit”, tha Levy./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit