OKB: Vazhdon kërkimi i viktimave të vullkanit në Guatamalë

Mos i humb

Përpjekje të mëdha janë bërë për gjetjen e 200 personave, të cilët u zhdukën pas shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemalë, deklaroi sot një zyrtar i OKB-ve.

“Përpjekjet e shpëtimit edhe më tej vazhdojnë pavarësisht veprimtarive aktuale vullkanike që sjellin lavë, gazra toksike, hi të nxehtë dhe gurë”, tha zëdhënësi i UNHCR-së, Andrej Maheçiç.

Maheçiç theksoi se vullkani Fuego është ende aktiv dhe shprehu shqetësimin se reshjet e reja të parashikuara mund të rrisin rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.

Të paktën 110 persona humbën jetën, 12.784 u evakuan, dhe 1.7 milion deri tani janë prekur nga shpërthimi i vullkanit Fuego në Guatemalë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit