Operacion kundër terrorizmit në Greqi, disa të arrestuar

Mos i humb

Nëntë shtetas turq, të cilët dyshoheshin se janë anëtarë të organizatës terroriste DHKP-C janë arrestuar gjatë një operacioni të ndërmarrë nga policia në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Në një deklaratë të policisë lokale (ELAS) bëhet e ditur se janë kryer bastisje ndaj tre shtëpive në lagjet Kallithea dhe Neos Kosmos.

Në deklaratën ku vihet theksi se janë arrestuar 9 shtetas turq, thuhet se në operacion janë konfiskuar materiale që përdoren në bërjen e bombave si dhe kompjuterë dhe materiale të tjera dixhitale.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se operacioni nuk ka qenë kundër organizatave terroriste vendase apo kundër DEASH-it./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit