Operacion në Afganistan, vriten 14 talebane

Mos i humb

Në një operacion në krahinën veriore Jowzjan të Afganistanit janë vrarë 14 militantë të talebanëve.

Shefi Policor i krahinës Jowzjan, Abdul Hafiz Hashi, bëri të ditur se militantët e talebanëve janë vrarë në një operacion të forcave të sigurisë ndaj militantëve në fshatin Gogeldash, në afërsi të qarkut Faizabad.

Duke bërë të ditur se në sulme janë plagosur edhe 30 militantë të tjerë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe drejtuesit e organizatës, Hashi tha se në përleshjet që pasuan pas operacionit kanë humbur jetën dy shërbyes të sigurisë dhe një tjetër është plagosur.

Nga ana tjetër, talebanët pretendojnë se në përleshje janë vrarë tre shërbyes të sigurisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit