Balla shprehet se viti 2024 duhet të shënojë goditjen e madhe asfiksuese ndaj fenomenit të kultivimit të drogës.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱👮👮‍♀️ Policia e Shtetit vijon goditjen e grupeve e kriminale të përfshira në kultivimin/prodhimin e lëndëve narkotike. Përgëzime Drejtorisë së Policisë📍Gjirokastër për operacionin gjatë të cilit u godit një rast i përshtatjes së banesës për kultivim të kanabisit. Gjatë vitit 2023 u goditën 28 grupe kriminale me aktivitet në fushën e kultivimit▫️janë kryer 171 operacione policore ▫️janë goditur 335 raste për kultivim të bimëve narkotike▫️janë asgjësuar 293.047 bimë narkotike cannabis sativa ▫️me 273 shtetas të ndaluar dhe vendosur nën akuzë. Viti 2024 duhet të shënojë goditjen më të madhe asfiksuese dhe përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit👊