Operacioni antidrogë, arrestohen 2 persona në Korçë. Ku e kishin fshehur lëndën narkotike

Mos i humb

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korcës pasi u kapën me lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Holiday”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Ll., 29 vjeç, banues në Korçë dhe K. D., 33 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë.

Forcat e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, një shtetas do të transportonte lëndë narkotike, organizuan shërbimet dhe bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit M. Ll., me automjetin tip “Fiat”, në afërsi të fshatit Bulgarec, gjatë kontrollit të të cilit, në pjesën e brendshme të kofanos, u gjet 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezulton s, bashkëpunëtor i dyshuar në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi K. D., i cili kryente kontrollin e rrugës me mjetin tip “Smart”. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse metalike për lëndë narkotike.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit