Kishte fshehur pistoletë me mulli poshtë sediljes, arrestohet 26-vjeçari

Mos i humb

Një i ri është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Në lagjen “16 Prilli”, forcat blu kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, poshtë sediljes së shoferit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit