Operacioni “Burimi i Paqes”, 132 martirë të SNA-së duke luftuar YPG-në

Mos i humb

Që nga fillimi i operacionit kundër-terrorist të udhëhequr nga Turqia në veri të Sirisë, bëjnë të ditur komandantët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), rreth 132 ushtarë të SNA-së janë martirizuar në sulmet nga terroristët e YPG/PKK-së.

Ushtria turke dhe SNA vazhdojnë me aktivitetet e sigurisë për të mbështetur paqen në rajon.

Pasi u ndërpre operacioni, ushtarët e SNA-së kanë ruajtur vijat e para rreth rajoneve veriore Tal Abyad dhe Ras Al-Ayn, si dhe kanë shkatërruar pajisjet e improvizuara të eksplozivëve të vendosura nga terroristët.

Sipas komandantëve të SNA-së, mes sulmeve të vazhdueshme nga terroristët e YPG/PKK-së që nga fillimi i operacionit kundër-terrorist “Burimi i Paqes”, numri i martirëve të SNA-së ka arritur në 132, ndërsa numri i të plagosurve në 491.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, nderoi ushtarët e SNA-së, duke theksuar gjatë mbledhjes së të martës të partisë së tij, asaj për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), se ushtarët e SNA-së janë “muxhahidë që vrasin frikën dhe vdekjen”.

“Ata janë martirizuar me ushtarët tanë përderisa po përpiqeshin të shpëtojnë dhe mbrojnë shtëpitë e tyre. Ky solidaritet na çon në fitore”, tha Erdoğan.

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, po ashtu më 23 tetor tha për AA se “ushtarët e SNA-së gjithmonë kanë dhënë një kontribut të fortë” në operacionet kundër-terroriste të Turqisë.

Operacioni “Burimi i Paqes”, i nisur më 9 tetor, synon të eliminojë elementet terroriste të YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Më 22 tetor, Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve do të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse do të kryejnë atje patrullime të përbashkëta.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit