Trump: SHBA e di saktë kush është udhëheqësi i ri i DEASH-it

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA ka informata identifikuese për njeriun i cili mori udhëheqësinë e grupit terrorist DEASH, pasi ish-lideri i grupit Abu Bakr al-Baghdadi u vra nga forcat amerikane.

“DEASH ka një udhëheqës të ri. Ne e dimë saktë se kush është ai”, shkroi Trump në Twitter.

Sipas një kumtese të publikuar në median Al-Furqan të grupit terrorist, DEASH konfirmoi vdekjen e al-Baghdadit të enjten, duke emëruar Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi si udhëheqës të ri.

Pak informata janë në dispozicion të publikut për Al-Qurayshi-n dhe vetë emri duket se është një llagap.

Nën udhëheqësinë e Al-Baghdadit, DEASH u përhap në segmente të gjera të Irakut dhe Sirisë duke filluar në vitin 2013, përfundimisht duke pretenduar formimin e një “kalifati” në rajon, ndërsa planifikoi dhe kreu sulme të tmerrshme që arritën shumë larg nga bastioni i tij kryesor territorial. Më pas, DEASH-i krijoi bashkëpunëtorë lokalë në rajone të tjera dhe publikoi video të tmerrshme të ekzekutimit në internet.

Al-Baghdadi ishte objektivi kryesor si për administratën e Trumpit ashtu edhe për administratën e Obamës dhe ishte vendosur një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për të.

Pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA ktheu territoret që dikur ishin nën kontrollin e grupit terrorist, Al-Baghdadi gjithnjë e më shumë qëndronte në hije, duke publikuar vetëm disa porosi-audio për ndjekësit e tij të incizuara paraprakisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit