Operacioni “Burimi i Paqes”, 702 terroristë të neutralizuar në veri të Sirisë

Mos i humb

Gjithsej 702 terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

“Numri total i terroristëve të neutralizuar të PKK/YPG-së gjatë operacionit ‘Burimi i Paqes’, i cili filloi më 9 tetor 2019 në lindje të Eufratit, ka arritur në 702”, njoftoi ministria në rrjetin social Twitter.

Javën e kaluar, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit