Operacioni “Dega e Ullirit”, çlirohet edhe një fshat në Afrin

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” pastruan nga terroristët fshatin Kurt Farmez në Afrin të Sirisë.

Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në terren njoftohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it fshatin Kurt Farmez pranë qendrës së qytezës, që gjendet në verilindje të Afrinit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme ishin çliruar edhe fshatrat Shawarighat al-Jawz, Milkiyah dhe Hallubi Kabir, si dhe diga 17 prilli.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 162 pika, përfshirë pesë qendra të qytezave, 125 fshatra si dhe 31 pika strategjike në Afrin.

YPG/PKK, të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i ka në qendrën e qytezës së Afrinit. Ndërsa civilët nga qytezat i kishte transportuar në qendrën e qarkut që t’i përdorë si mburojë e gjallë.

Nga ana tjetër i bllokon arabët dhe kurdët të cilët dëshirojnë të shkojnë në rajonet të kontrolluara nga regjimi i Bashar al Asadit dhe opozitarëve ushtarakë. Mbajtja e civilëve shkaktoi edhe reagimin e Kombeve të Bashkuara./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit