Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 3.444 terroristë

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” i nisur më 20 janar në rajonin Afrin të Sirisë, kanë neutralizuar gjithsej 3.444 terroristë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke nëpërmjet një deklarate njofton se vazhdon operacioni i nisur më 20 janar me qëllim për të neutralizuar anëtarët terroristë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it, për të shpëtuar popullin mik dhe vëllazëror të rajonit nga presioni dhe persekutimi i terroristëve si dhe për të vendosur siguri dhe stabilitet për kufijtë dhe rajonin.

Në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” ka arritur në 3.444 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më tani.

Operacioni “Dega e Ullirit” ka filluar më 20 janar të këtij viti nga TSK në Afrin me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit