Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 823 terroristë

Mos i humb

Të paktën 823 terroristë të PYD/PKK-së dhe DEASH-it janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin sirian të Afrinit, njoftoi Shtatmadhoria e Turqisë.
Në një deklaratë, ushtria njoftoi se forcat e armatosura turke kanë shkatërruar gjashtë objektiva terroriste dhe kanë neutralizuar 12 terroristë në sulmet ajrore gjatë natës.

Operacioni “Dega e Ullirit” po vazhdon me sukses siç është planifikuar”, thuhet më tej në deklaratë.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas Shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil gjatë operacionit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit