“Operacioni i Afrinit është lufta e drejtë e Turqisë”

Mos i humb

Zv/presidenti i Azerbajxhanit, Ali Hasanov, lidhur me operacionin “Dega e Ullirit” të realizuar nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë ka deklaruar se, “Luftën e realizuar kundër terroristëve e vlerësojmë si luftë e drejtë e Turqisë. E vlerësojmë si luftë kundër kërcënimeve ndaj integritetit territorial dhe sigurisë së Turqisë. Këto mendime ia shprehim hapur gjithë botës”.

Kreu i Bordit Drejtues dhe drejtor i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı dhe drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Turqisë (TRT), İbrahim Eren, të cilët së bashku me kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım, qëndrojnë në Azerbajxhan, u takuan me zv/presidentin e këtij vendi, Ali Hasanov.

Hasanov gjatë këtij takimi tha se politikën e Turqisë, atë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, si dhe operacionin e realizuar në Afrin e vlerësojnë si politikë të Azerbajxhanit dhe se japin mbështetje të plotë për këtë.

Duke u shprehur se ushtarët turq të cilët kanë rënë dëshmorë i shohin si vëllezër të tyre, Hasanov theksoi se nuk po hezitojnë nga askush, por përkundrazi duke qëndruar pranë Turqisë dëshirojnë të përforcojmë edhe më shumë pozitën e saj.

Hasanov poashtu tha se nuk e pranojnë edhe vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës për pretendimet armene lidhur me ngjarjet e vitit 1915.

“Ne thamë që në vend të kalimit të një ngjarjeje që nuk ka ndodhur në rend të ditës në parlament, do të ishte e drejtë shqyrtimi i një ngjarjeje e cila ka ndodhur me të vërtetë”, tha Hasanov.

Duke vënë në dukje se nëpër rrjete sociale po realizohet propagandë e zezë ndaj Turqisë dhe Azerbajxhanit, Hasanov deklaroi se, “Duhet të luftojmë kundër aktiviteteve të këtilla. Duhet të përforcojmë edhe më shumë bashkëpunimin midis diasporës tonë. Duke bashkëpunuar me diasporat e të dy shteteve vepruam së bashku kundër aktiviteteve të ashtuquajturës ‘gjenocid’ të armenëve. Pothuajse nuk arritën që të bëjnë asgjë. Së fundi në Këshillin e Bashkëpunimit Strategjik të nivelit të lartë Azerbajxhan-Turqi, në rend të ditës erdhi çështja ‘dy shtete, një media’. Pse mos të ndodhë? Edhe miqtë, por edhe armiqtë i kemi të njëjtë. Edhe institucionet tona mediale duhet ta zhvillojnë bashkëpunimin. Po i ndjeki me kënaqësi aktivititetet e AA-së dhe të TRT-së. Nëse forcojmë bashkëpunimet tona, e përforcojmë edhe më shumë fuqinë tonë”.

“Temat e ndjeshme për Azerbajxhanin janë tema të ndjeshme edhe të AA-së”

Kazancı, nga ana e tij, poashti është shprehur se nuk po i vlerësojnë të ndara nga Turqia zhvillimet që po ndodhin në Azerbajxhan.

“Po i ndjekim temat si problemi i Nagorni Karabah-ut, si 100 vjetori i republikës, si dhe vizitat e zyrtarëve shtetërorë. Çështjet e ndjeshme të Azerbajxhanit janë çështje të ndjeshme edhe të AA-së. Me agjencinë tonë, e cila bën publikime në 13 gjuhë, jemi duke e njoftuar gjithë botën me të gjitha lajmet e nevojshme në lidhje me Azerbajxhanin”, deklaroi Kazancı.

Ndërkaq, Eren tha se të gjitha publikimet lidhur me Azerbajxhanin po i realizojnë me emocione të unitetit, bashkimit dhe të vëllezërisë. Duke rikujtuar se në përvjetorin e Gjenocidit Hoxhali kanë realizuar publikime të gjëra, Eren tha se po përpiqen që gjithë botës t’i tregojnë të vërtetat e Azerbajxhanit.

Eren poashtu theksoi se do të përgadisin lajme dhe programe edhe me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Republikës së Azerbajxhanit dhe çlirimit të Baku-t nga bandat armene dhe bolshevike. Ai shprehu mirënjohje për lejimin e transmetimit tokësor të TRT-së në Azerbajxhan.

“Dëshirojmë që të bëjmë më shumë transmetime nga këtu. Realizimi i transmetimit tokësor na bëri shumë të lumtur. Na bëtë të ndihemi se Turqia është e veçantë”, tha Eren.

Në takim të pranishëm ishin edhe përfaqësuesi i TRT-së në Baku, Murat Akkoç dhe përfaqësuesi i AA-së, Azi Kaukazi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit