Operacioni “Kthetra”, konfiskohen armë dhe materiale të PKK-së

Mos i humb

Forcat e armatosura të Turqisë (TSK) kanë konfiskuar gjësende dhe armë të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut në kuadër të ofensivës së gjerë antiterroriste “Kthetra” të filluar muajin e kaluar.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi në një deklaratë se gjatë operacionit antiterrorist në Hakurk në veri të Irakut, në një shpellë janë konfiskuar shumë armë, municione dhe materiale të tjera që i përkisnin PKK-së.

Operacioni antiterrorist “Kthetra” në Hakurk, i cili filloi më 27 maj, zhvillohet me pjesëmarrjen e njësive artilerike, avionëve të Forcave Ajrore dhe komandove, me mbështetje edhe të helikopterëve “Atak”.

Në kuadër të operacionit, ushtria turke deri më tani ka neutralizuar 58 terroristë të PKK-së.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit