Bregu Perëndimor, kolonët hebrenj kryejnë sulm të ri racist

Mos i humb

Kolonët hebrenj kanë demoluar dhjetë automjete të palestinezëve në Bregun Perëndimor, ndërsa në muret e disa shtëpive kanë shkruar porosi raciste.

Burime lokale thonë se grupi i kolonëve hebrenj gjatë natës ka shkruar porosi raciste në gjuhën hebraike në Sinjil dhe Ramallah. Ata po ashtu kanë vandalizuar edhe dhjetë automjete.

Anëtarët e grupit radikal izraelit “Paguaj çmimin” shpeshherë kanë cak shtëpitë palestineze, ndërsa sulmet i kryejnë në fshatrat dhe qytetet e Kudsit Lindor dhe në Bregun Perëndimor.

Në Bregun Perëndimor, i cili nga viti 1967 është nën okupimin izraelit, ndodhen rreth 250 vendbanime ilegale të hebrenjve në të cilat jetojnë më shumë se 400.000 kolonë hebrenj. Nga ana tjetër, jeta bëhet gjithnjë e më e vështirë për palestinezët të cilët jetojnë nën okupim në Bregun Perëndimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit