Operacioni kundër trafikut të klandestinëve, 25 të arrestuar në Shqipëri

Mos i humb

Policia italiane dhe ajo shqiptare kanë zbardhur detaje të reja nga aksioni i zhvilluar njëkohësisht në tri shtete dhe që u mbyll me arrestimin e 25 personave, mes të cilëve 18 shqiptarë. Të arrestuarit akuzohen për trafik klandestinësh.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj në konferencën për mediat, u shpreh se në kuadër të këtij aksioni të përbashkët mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, u bë i mundur arrestimi në vendin tonë i 25 personave, 18 prej të cilëve shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj, të gjithë të përfshirë në këtë rrjet të mirëorganizuar.

Ai shtoi se pjesëtarë të katër grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim mes tyre aktivitetin e kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme, kryesisht drejt Italisë. Ky transport i emigrantëve bëhej duke u marrë 5 deri në 10 mijë euro për ti kaluar me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian.

“Policia e Shtetit ka finalizuar sot një operacion të suksesshëm, ku janë vënë në pranga 18 shqiptarë dhe 7 të huaj, 5 prej të cilëve janë arrestuar në qytetin e Vlorës. Ky operacion është në sinkron me autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese shqiptare, italiane dhe greke, ndërsa është zhvilluar në disa vende.

Pjesëtarë të katër grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim mes tyre aktivitetin e kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme, kryesisht drejt Italisë.

Ky transport i emigrantëve bëhej duke u marrë 5 deri në 10 mijë euro për ti kaluar me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian.

Janë sekuestruar mjete lundruese, skafe, një anije velierë dhe sende të ndrysyhme që përdoreshin nga trafikantët për kryerjen e transportit të emigrantëve.

Në Shqipëri janë arrestuar 25 persona, prej të cilëve 18 shqiptarë dhe 7 të huaj.”, u shpreh Tonin Vocaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit