Raportohet se ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës nuk janë konstatuar shenja të dhunës fizike.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur. Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Buna. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.

Ndërkohë palombarët e forcave RENEA ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës.