Opozita e bashkuar kërkon mbledhje sot në 18:00

Mos i humb

SHBA, rritet në 230.512 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 230.512, prej të cilëve 426 kanë humbur...

Apple po zhvillon motorin e vet të kërkimit për të konkurruar me Google

Kërkimi i ri është tashmë i disponueshëm nën iOS 14, megjithëse vetëm në një masë të kufizuar. Prej kohësh...

Plagosje me thikë e ndërtim pa leje, arrestohen dy persona në Durrës

Durrës – Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohet për plagosje me thikë. Sipas policisë...

Kolesteroli i Lartë Tek Gratë – Si Ta Kuptoni Dhe Kujdesi Që Duhet Të Tregoni

Ekspertët thonë se akumulimi i kolesterolit në organizëm ndryshon tek burrat dhe gratë. Në rastin e gruas, niveli i...

Opozita e bashkuar kërkon mbledhje sot në 18:00 të Këshillit Politik.

“Opozita e Bashkuar është e gatshme që të vijojë dialogun politik, në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke mos ndërmarrë hapa të njëanshëm që shkelin Marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe zhbëjnë Marrëveshjen e 5 Qershorit”, thuhet në deklaratë.

Njoftimi

Në vijim të mbledhjes së djeshme, ripërsërisim vullnetin e Opozitës së Bashkuar, për të vijuar punën bashkërisht për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët, me qëllim arritjen e konsensusit për çdo ndryshim, kushtetutes apo ligjor, që prek zgjedhjet. Ky ishte qëllimi për të cilin bashkërisht ramë dakord për ngritjen e Këshillit Politik.

Në këtë kuptim, ritheksojmë edhe njëherë gatishmërinë tonë për të vijuar dialogun, me qëllim ecjen përpara në një proces gjithëpërfshirës dhe një produkt konsensual.

Propozimi juaj për t’i bërë fakt të kryer ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërron konsensusin, shkel marrëveshjet e 14 Janarit dhe 5 Qershorit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjell pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Opozita e Bashkuar paraqiti këtë propozim në mbledhjen e datës 28 Korrik 2020:
1. Të ndalet ndryshimi i njëanshëm kushtetutes.
2. Të punohet bashkërisht, pa humbur kohë, për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë.
3. Të shfrytëzohet kjo kohë që të detajohen rregullat shoqëruese në Kodin Zgjedhor, me qëllim që ndryshimi kushtetues dhe rregullat shoqëruese të Kodit Zgjedhor për hapjen e listave, të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në Parlament.

Opozita e Bashkuar është e gatshme që të vijojë dialogun politik, në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke mos ndërmarrë hapa të njëanshëm që shkelin Marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe zhbëjnë Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ju sjellim në vëmendje se çdo akt i njëanshëm, aq më tepër akte që prekin drejtpërdrejt zgjedhjet, cënojnë rëndë legjitimitetin e zgjedhjeve dhe qeverisjet që dalin prej tyre. Gjithashtu, çdo akt i njëanshëm, është një hap me pasoja të rënda që në vend që të kontribojë në procesin e integrimit europian, e pengon atë duke izoluar Shqipërinë dhe shqiptarët. Për këto arsye, gjithëpërfshirja dhe konsensualiteti është rruga e pashmangshme, në të mirë të Shqipërisë dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kuadër, propozojmë mbledhjen e Këshillit Politik, ditën e sotme, 29 Korrik 2020, ora 18:00.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Mbyllje e dytë e përgjithshme për Greqinë? Rekord infektimesh me Covid-19, ja cilat qytete hyjnë sot në karantinë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ne një mbledhje urgjente te kabinetit ka deklaruar se prej se premtes do te shpalle masa te reja...

Fier, arrestohet pas 12 vitesh 47 vjeçari i dënuar për shfrytëzim prostitucioni

Policia e Fierit kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, i dënuar me 4 vjet...

Faktori Që Ndikon Në Shtimin Në Peshë – Këshillat Që Ju Duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të rriturve por...

Kuvendi rrëzon me 96 vota dekretin e presidentit Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa...

Haradinaj-Stublla uron popullin e Turqisë për Ditën e Republikës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin...