Opozita: Kritikon ashpër ministrin Ismaili

Mos i humb

Edhe 200 milionë euro buxhet nuk po i mjaftojnë sektorit të shëndetësisë për të dalë nga kriza. Opozita po e kritikon ministrin Uran Ismaili duke thënë se gjendja është para kolapsit.

Pacientët edhe këtë vit vazhdojnë t’i blejnë gjërat elementare, duke përfshirë shiringat, penjtë kirurgjikë, gjilpërat e mantelet sterile të mjekëve, të cilat ligjërisht do të duhej t’ua siguronte Ministria e Shëndetësisë.

Sistemi shëndetësor në Kosovë po ballafaqohet me mungesë të barnave, të materialeve shpenzuese e të aparaturave të ndryshme, pavarësisht buxhetit 200-milionësh të ndarë për shëndetësi.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka premtuar që do t’i sigurojë barnat dhe materialet shpenzuese për pacientët, gjersa zyrtarë nga kjo Ministri nuk kanë pranuar të flasin rreth asaj se pse ende ka mungesa të gjërave elementare.

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë për “Zërin” se janë krijuar probleme me operatorë ekonomikë, të cilat do t’i kushtojnë Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas tij, gjendja është para kolapsit total të furnizimit me barna.

Për më shumë, anëtarë të Bordit të Klinikës Universitare të Kosovës thonë se ky buxhet nuk po i mjafton QKUK-së dhe se kjo ka hyrë edhe në borxhe. Në anën tjetër, anëtarë të Komisionit për Shëndetësi kanë pohuar se Shëndetësia është në krizë.

Time Kadrijaj, anëtare e këtij Komisioni, ka thënë se do të kërkohet transparencë për të gjitha paratë që shpenzohen nga Ministria. Ndërsa anëtari tjetër i këtij Komisioni, Haxhi Avdyli, ka theksuar se nuk ka planifikim të duhur të nevojave në shëndetësi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit