Opozita në Bjellorusi përdor taktika të pazakonta

Mos i humb

Opozita e cila kundërshton rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, në protesta përdor metoda të ndryshme nga përdorimi i fëmijëve dhe grave, mospagimi i tatimit dhe thirrje për mos dërgimin e fëmijëve në shkollat shtetërore, shkruan (AA).

Grupet opozitare në vend, me protesta në shkallë të vogël duke u organizuar në rrjetet sociale kundër administratës që nuk merrte masa të karantinës gjatë periudhës së koronavirusit të ri (COVID-19) para zgjedhjeve kanë bërë stërvitjen e protestave të së ardhmes.

Duke krijuar kolona të gjata në sheshet e vendeve gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për pretendentët për kandidatë presidencialë, ata përmes pamjeve që i shpërndanë në rrjetet sociale u përpoqën që të japin imazhin se e kanë shumicën në vend.

Opozitarët në Bjellorusi ku nuk është zhvilluar asnjë anketë, nëpërmjet rrjeteve sociale pretenduan se presidenti, Alexander Lukashenko ka 3 për qind të votave.

Aplikacioni Telegram luajti rolin kyç

Opozita organizoi kundërshtarët e Lukashenkos nëpërmjet rrjeteve sociale derisa zgjedhjet e 9 gushtit po afroheshin.

Veçanërisht aplikacioni i rrjeteve sociale me emrin Telegram që lejon korrespondencë konfidenciale dhe nuk i mban përmbajtjet në serverët u përdor gjërësisht.

Llogaria e një 22-vjeçari në Telegram i cili është bloger i një opozitari bjellorus që ka ikur në Poloni u shndërrua në një mjet që koordinon protestat e mijëra disidentëve. Aplikacioni i cili luajti rol të rëndësishëm në protestat që do të zhvillohen, protestuesit drejtëpërdrejt u njoftuan rreth përmbajtjes, datës, orës si dhe rrugët që ndryshojnë.

Pas arrestimit të disa pretendentëve për kandidatë presidencialë me pretendim se janë përfshirë në krime të ndryshme, gruaja e njërit nga pretendentët për kandidat, Svetlana Tikhanovskaya u nominua për kandidate. Tikhanovskaya u shoqërua nga gruaja e një kandidati tjetër dhe një grua nga opozita me të cilin u theksua imazhi i “tre grave kundër Lukashenkos”.

Në periudhën kur filloi fushata zgjedhore nga llogaritë e Telegram-it u dhanë udhëzime vizuale për përgatitje rreth protestave të paraplanifikuara. Në mesin e udhëzimeve që përmbanin informacione që vetëm forcat e sigurisë mund të posedojnë, ishin edhe si të kundërshtohet policia, taktika të protestave dhe direktiva anarkizmi.

Opozita nga ithtarët kërkoi që të mbanin rrip dore të bardhë dhe të fotografojnë gjatë votimit, me anë të të cilës pohuan se do të del në pah shifra e vërtetë pas zgjedhjeve. Por, opozita pas zgjedhjeve duke e mbuluar këtë u fokusua në protestat.

Flamuri i diskutueshëm që Bjellorusia e përdorte para vitit 1995 me ngjyrat bardhë e kuq dhe për të cilën pretendohet se Hitleri në të kaluarën ka bërë që të përdoret u nxorr në pah si “flamur alternativë” kundër flamurit aktual të Bjellorusisë, me ngjyrat gjelbër-kuq.

Opozita gjithashtu kërkoi nga votuesit që të votojnë në ditën e fundit të procesit zgjedhor që zgjat një javë duke pretenduar se votat do të vidhen.

Për shkak të vonesës më 9 gusht u formuan kolona të gjata. Disa pretenduan se nuk kanë mundur të votojnë. Kështu që, para se të mbyllen vendvotimet me shpejtësi u përhap akuza në rrjetet sociale se ka patur mashtrim në vendvotimet. 

Pa mbaruar votimi, filluan protestat

Pa pëfunduar procesi i votimit, opozita filloi protestat. Grupat e organizuara nga persona me maska në mbrëmjen e votimit, dolën nëpër rrugë.

Përderisa policia ishte në përpjekje për parandalimin e protestave të paautorizuara, intervenoi ashpër kundër incidenteve.

Nëpërmjet llogarisë në Telegram të menaxhuar nga Polonia, u fshinë pjesët ku provokatorët sulmuan policinë ndërsa u shpërndanë me shpejtësi pamjet ku është vetëm pjesa e intervenimit të ashpër të policië.

Pasi në rrugë dolën edhe njerëz që reaguan ndaj policisë, gjatë 3 ditëve me radhë ndodhën incidente mes protestuesve dhe policisë. Policia arrestoi rreth 6.000 persona.

Ndërkohë, edhe mediat perëndimore publikuan videot në fjalë të llogarisë Telegram, pas së cilës erdhi një reagim i fuqishëm nga Evropa ndaj Qeverisë së Bjellorusisë.

Duke e ditur se mbështetja më e madhe e Lukashenkos ishin forcat e sigurisë dhe ushtria, opozita u përpoq të diskreditonte këto grupe.

Pretendimet për tortura dhe abuzim në burg pas lirimit të të arrestuarve si dhe fotografitë që tregonin mavijosjet në trupat e atyre ndaj të cilëve policia ndërhyri me shkopinj, numri i të cilëve nuk kalon 10, u përhap shpejt përmes rrjeteve sociale, duke krijuar një ndjenjë urrejtjeje ndaj qeverisë.

Ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe familjeve të tyre filluan fushata të rënda të kërcënimit. Opozita u premtoi komandantëve dhe shefave të policisë se do t’u blejë shtëpi nëse publikisht japin dorëheqje.

Forcat e sigurisë, duke u frikësuar nga reagimet me këto metoda psikologjike nuk intervenuan ndaj protestuesve dhe u mjaftuan vetëm me masa.

Protestuesit e organizuar nëpërmjet Telegram-it çdo ditë dolën në rrugë me qëllimin “që Lukashenko të braktisë detyrën”. Protestuesit gjithashtu kërcënuan punonjësit e kanaleve shtetërore televizive ndërsa i shpallën “armik të popullit” ata që nuk dhanë dorëheqje.

Protestuesit, pa rezultat nga kjo, bënë thirrje për një ndalim pune në fabrikat dhe ndërmarrjet shtetërore që sigurojnë hyrje valutash në Bjellorusi dhe janë shtylla kurrizore e ekonomisë. Opozita u zotua që t’i japin secilit punëtor që do të lë punën 1.500 euro për 3 muaj.

Ata nuk arritën sukses as në këtë, duke synuar t’i bënin shkollat ​​jofunksionale në vitin e ri shkollor. Nga familjet kërkuan që mos t’i dërgojnë fëmijët në shkollat fillore ndërsa bënë thirrje që fëmijët mos t’i edukojnë në shkollat shtetërore por në shtëpi ose shkolla private, ndërsa nga studentët universitarë kërkuan protesta. Në disa universitete u organizuan protesta me pjesëmarrje të kufizuar, të cilët më pas u parandaluan.

Prova për strukturë të shtetit virtual

Protestuesit të cilët nuk arritën as atë që dëshironin nga institucionet arsimore u përpoqën të zbatonin udhëzime që do të prishnin plotësisht rendin publik nëpërmjet kanalit të Telegram-it. Nga qytetarët kërkuan të mos paguajnë faturat për shërbimet themelore siç janë energjia elektrike, uji si dhe tatimet, ndërsa individëve iu kërkua të krijonin një “strukturë paralele virtuale të shtetit” duke krijuar ministri mes tyre.

Në mesazhet u tha se paratë që nuk do t’i jepte shtetit të përdoren në këto struktura ndërsa u bë thirrje për krijimin e “grupeve të armatosura të stilit gueril” kundër forcave të sigurisë së shtetit, për kontrollimin e rrugëve, ndjekjen e policisë, sabotimin e automjeteve shtetërore dhe të tjerë. Por, këto thirrje nuk gjetën përgjigje të mjaftueshme tek populli.

Opozita inkurajoi punonjësit e teknologjive të informacionit të largohen nga Bjellorusia dhe të shkojnë në vendet evropiane. Hakerët opozitarë zhvilluan tentativa të sulmit ndaj ueb faqeve të institucioneve shtetërore.

Gratë ngadalësuan intervenimin e policisë

Mjeti më i fuqishëm i protestës së opozitës kundër qeverisë ishin gratë. Ndërkohë, në disa universitete madje edhe nxënësit në shkollat e mesme u organizuan kundër intervenimit të policisë, ndërsa disa gra me karroca fëmijësh mbi supe ose duar sollën fëmijët e tyre në protestë.

Opozita në ditë të caktuara organizoi grupe kryesisht me gra dhe i solli para policisë. Gratë parandaluan policinë që të arrestojnë protestuesit meshkuj ndërsa filluan edhe të kundërshtojnë fizikisht policinë.

Kjo taktikë e opozitës e parandaloi policinë që të shpërndajë protestat e paligjshme duke përdorur top uji ose forcë.

Edhe pse përfaqësuesit e opozitës kohë pas kohe deklaruan se nuk kanë lidhje me llogarinë e Telegram-it që koordinonte protestat, përsëri mbështetën protestat, udhëzimi i të cilëve jepej prej atje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit